Edhe pse për tre ditë me radhë ka pasur diskutim për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvrlevski, Kuvendi i Maqedonisë sot ka ndryshuar planin e punës.
Në rend të ditës për sot është seanca e tetë ku si pikë e parë është propozim ligji për rebalancin e buxhetit të Maqedonisë për këtë vit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, përveç buxhetit janë në rend dite edhe pika tjera që lidhen me ligje që janë miratuar pa debat dhe pa rishikim nga qeveria e kaluar.
Ligji për mjekët i propozuar nga OBRM-PDUKM-ja opozitare, ligji për pagesën e rrogave në administratë, ligji për përmbarim, ligji për media, janë disa nga ligjet që renditën në rendin e ditës në seancën e tetë. /Telegrafi/