Site icon Telegrafi

Kuvendi i Malit të Zi zëvendëson flamurin malazez me pikturë

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, hoqi nga salla e këtij institucioni një flamur malazez.

Disa qytetarë protestuan këtë javë, duke kërkuar kthimin e tij.

Ai ishte flamuri i parë që u valvit në ndërtesën e Kuvendit malazez në vitin 2004, pas miratimit të Ligjit për simbolet kombëtare.

Ndryshe, pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992, Republika e Serbisë dhe ajo e Malit të Zi së bashku themeluan një federatë, të quajtur Republika Federative e Jugosllavisë, e cila në vitin 2003 u riemërua si Serbia dhe Mali i Zi.

Në bazë të referendumit për pavarësi të mbajtur më 21 maj 2006, Mali i Zi u shpall shtet i pavarur falë votuesve shqiptar që jetojnë në të (9%) më 3 qershor të atij viti.

 

Exit mobile version