Telegrafi

Kuvendi lanson platformën ‘sistemi për përcjelljen e legjislacionit’

Kuvendi i Republikës së Kosovës lanson sot platformën ‘Sistemi për Përcjelljen e Legjislacionit’.

Në këtë ceremoni, nga një fjalë rasti do të kenë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope.

Kjo platformë e vendosur në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit, u ofron organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve dhe mediave, qasje në të gjitha informatat dhe dokumentet që ndërlidhen me projektligjet që janë në shqyrtim në Kuvend.