Kuvendi i Kosovës sot nga ora 10:00 vazhdon seancën konstituive, pasi një ditë më parë nuk u arrit që të zgjidhen organet drejtues të Kuvendit, kryetari dhe nënkryetarët.
Seanca është thirrur nga drejtuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, por pjesëmarrjen në seancë e kanë kundërshtuar deputetët e PAN-it.
Ndryshe, të enjten dështoi zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë.
Derisa Enver Hoxhaj kërkoi dy orë kohë shtesë për ta propozuar kandidatin për kryeparlamentar, kryesuesi Adem Mikullovci nuk u pajtua me këtë propozim pasi sipas tij kanë pasur kohë të mjaftueshme.
Në mungesë të dhënies së emrit nga PAN-n, kryesuesi Mikullovci ndërpreu seancën. /Telegrafi/