Telegrafi

Kuvendi i Kosovës të premten mban dy seanca

Foto: Arkiv

Të premten do të mblidhen sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës në dy seanca plenare.

Në orën 10:00 pritet të jetë vazhdimi i seancës së kaluar me votimin e disa pikave për të cilat nuk ka pasur kuorum në vendimmarrje, në mesin të cilave është edhe Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Ndërsa, prej orës 11:00 pritet të mbahet seanca e re plenare në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare.

Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme.