Site icon Telegrafi

Kuvendi i Kosovës të enjten vazhdon seancën e 14 dhjetorit

Kuvendi i Kosovës njoftoi se të enjten, më 25 janar 2017 do të mbahet vazhdimi i seancës ku do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 14 dhjetor 2017.

Seanca do të fillojë në ora 10:00.

Ky është rendi i ditës:

  1. Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
  2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
  3. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,
  4. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa. /Telegrafi/

 

Foto: Arkiv

Exit mobile version