Site icon Telegrafi

Kuvendi i Kosovës shpall shtatë konkurse, ndër to dhe për Avokatin e Popullit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka shpallur sot konkurse për plotësimin e pozitave të lira në shtatë institucione të pavarura, ndër to edhe për Avokatin e Popullit.

Sipas zyrës së informimit të Kuvendit të Kosovës, 20 vende të lira janë gjithsej nëpër shtatë institucione të pavarura.

Konkurset e Kuvendit të Kosovës, janë hapur si më poshtë:

Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit;

Për zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi;

Për zgjedhjen e shtatë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, prej tyre së paku dy anëtarë duhet të jenë nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë dhe së paku dy anëtarë duhet të jenë të gjinisë femërore;

Për zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media;

Për zgjedhjen e tre anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës;

Për zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile;

Për zgjedhjen e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. /Telegrafi/

Exit mobile version