Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë punimet e seancës plenare të datës 11 qershor me pikat e pambaruara.
Në vazhdimin e seancës, e cila do të nis në orën 10:00 pritet të shqyrtohen këto pesë projektligje:
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, dhe
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”, përcjell Telegrafi.
Ndërkaq në seancën e re e cila do të nis në orën 11:00, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare si dhe Interpelancës së kryeministrit Avdullah Hoti dhe raportimit të tij dhe debatit paralamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Interpelnaca e Hotit është kërkuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/