Kuvendi i Kosovës sot mban seancën plenare të radhës, ku në rend dite janë 9 pika.
Seanca fillon në ora 10:00.
Rendi i ditës
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
- Shqyrtimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
- Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.