Sot mbahet seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës, ku përveç tjerash do të shqyrtohet Projektligji për kryeqytetin dhe Projektligji për ndryshimin e ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës.
Në seancën e sotme, në të cilën është një rend i ditës me 23 pika, është paraparë të shqyrtohet edhe Shqyrtimi i raporti vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016.
Rendi i ditës:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,
- Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,
- Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,
- Zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Foto: Arkiv