Site icon Telegrafi

Kalon në parim projektligjin për Fondin Sovran

Të enjten 61 deputetë kanë votuar për projektligj, siç tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm që do të përfshijë shumë ndërmarrje publike.

Ky mekanizëm ka qenë një nga premtimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ky Projektligj e definon këtë Fond si institucion investues dhe zhvillimor të Kosovës dhe se kapitali themeltar është 20 milionë euro dhe mbulohet nga Qeveria e Kosovës.

Po ashtu, aty thuhet se Fondi Sovran do të menaxhojë me pasurinë e rëndësishme të Kosovës duke rritur vlerën, performancën dhe kthimin në investimet që do të bëhen. Në këtë pasuri hyjnë ndërmarrjet publike të shtetit, ndërmarrjet shoqërore dhe asete, të cilat aktualisht menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Reklama
Nga vlerësimet e grupit punues të Projektligjit disa nga ndërmarrjet publike, të cilat janë identifikuar se mund t’i barten Fondit Sovran, janë Korporata Energjetike e Kosovës, Telekomi i Kosovës, Posta e Kosovës, kombinati metalurgjik Trepça, Trainkos dhe Infrakos.

Sipas AKP-së, me potencial ekonomik të lartë janë 94 asete dhe rreth 48 mijë hektarë tokë që mund t’i barten Fondit Sovran. /Telegrafi/

Exit mobile version