Telegrafi

Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Vesel Memedit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut konstatoi dorëheqjen e nënkryetarit dhe deputetin e Kuvendit, Vesel Memedi.

Ashti siç parashihej në Rregulloren për punën e Kuvendit, Memedi së pari mbajti fjalim para deputetëve duke shprehur dëshpërimin e tij nga Zoran Zaev dhe nga Ali Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me vet aktin e shkarkimit të ministrit Fazliu, ju  zotëri kryeministër Zaev, dhe ju zotëri Ahmeti, si qeveri e re, e vërtetuat një filozofi dështuese në politikë, rreth emërimeve dhe shkarkimeve të kuadrove në përgjithësi. Ju zotërinj të nderuar, ndryshimet i bëni sipas matjes së jorganit”, tha Memedi.

Dorëheqja e Memedit më 26 qershor vjen për shkak pa pajtueshmërinë e tij u ndërrua ministri i Vetëqeverisjes Vendore, Suhejl Fazliu i cili vinte nga radhët e RDK-së./Telegrafi/