Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në fillim të seancës së 54-të, ka konstatuar dorëheqjen e ministrit të Bujqësisë Arianit Hoxha.
Gjithashtu janë konstatuar dorëheqjet e zv.ministrave Arafat Shabani dhe Sedat Sulejmani.
Dorëheqjet e tyre erdhën pas largimit të Lëvizjes Besa nga Qeveria.
Ndryshe, në seancën e sotme të Kuvendit në rend dite janë disa pika, në mes të cilave edhe propozim-buxheti për vitin 20221.
Seanca e sotme ka filluar me dy orë vonesë./Telegrafi/