Site icon Telegrafi

Kuvendi komunal i Prishtinës me seancë solemne në 19 vjetorin e çlirimit

Sot, Kuvendi komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë solemne, për të shënuar kështu 19 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe drejtuesit e Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, Veteranëve të Luftës, si dhe Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryesuesi i Kuvendit, Agim Kuleta, nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli, si dhe kryetari i OVL-së në Prishtinë, Fatmir Sopi, mbajtën fjalë rasti me ç’rast ritheksuan rëndësinë e luftës çlirimtare që ka ndodhur në Kosovë, luftë kjo që ishte kulmi i angazhimit politik të shumë gjeneratave për shumë dekada.

Pas seancës solemne, delegacioni i përbërë nga përfaqësues të ekzekutivit, Kuvendit Komunal si dhe organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, si dhe tek shtatorja e Heroit të Kombit, Zahir Pajazitit.

“Datat si 11 Qershori, na bëjnë të reflektojmë në punën tonë të përditshme, ashtu që të mos e devijojmë rrugën të cilën e kanë trasuar dëshmorët, atë për liri e bashkim”. /Telegrafi/

Exit mobile version