Kuvendi komunal i Prishtinës do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Ndër 15 pikat që pritet të diskutohet do të jetë edhe ai për xhaminë që është paraparë që të ndërtohet afër Postës në Prishtinë.
Në këtë mbledhje po ashtu do të diskutohet propozim-vendimi për dhënien e pronës komunale për shfrytëzim ambasadës së Shqipërisë.
Një ditë më parë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një intervistë për Telegrafin tha se xhamia qendrore do të ndërtohet dhe këtë askush nuk e vë në dyshim.
Por, Ahmeti tha se shpreson të arrihet konsensus për estetikën dhe stilin e ndërtimit të saj.