Site icon Telegrafi

Kuvendi Komunal i Podujevës diskutoi për raportin financiar për periudhën janar-shtator 2024

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi Hilmi Hoxha, e ku të pranishëm ishin edhe anëtarët e ekzekutivit, përfaqësues të KFOR-it dhe media.

Gjatë mbledhjes së sotme u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës:

1. Raporti financiar i Komunës së Podujevës për periudhën janar-shtator 2024, të cilin e shpalosi drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani. Drejtori iu përgjigj edhe të gjitha pyetjeve të anëtarëve të partive politike të Kuvendit të Komunës;

2. Propozim vendimi për vënie në konsultim publik të Draft-Planit Lokal për Veprim në Mjedis 2024-2029;

3. Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” Sh.a. në Podujevë;

4. Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” Sh.a.;

5. Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike-KEDS Sh.a;

6. Hartimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2025 nga anëtarët/et e Kuvendit të Komunës përmes organizimit të një punëtorie të përbashkët dyditore.

7. Në pikën “Të ndryshme”, anëtarët e Kuvendit u parashruan pyetje anëtarëve të ekzekutivit, e ku nga ata që ishin prezent morën përgjigje./Telegrafi/

Exit mobile version