Kuvendi Komunal i Pejës të mërkurën më mbledhjen e saj të radhës ka vendosur të votoj kundër hidrocentraleve në këtë komunë.
Sipas një njoftimi, votimi ka qenë në mënyrë unanime.
“KUVENDI KOMUNAL I PEJES, VENDOS UNANIMISHT KUNDER HIDROCENTRALEVE NE KOMUNEN E PEJES. URIME PEJE!!! #mosmapreklumbardhin”, thuhet në njoftimin e Let’s Do It Peja, përcjell Telegrafi.
Ditë më parë, në sheshin e qytetit të Pejës është organizuar një protestë për të kundërshtuar projektin e hidrocentraleve në Lumbardh.
Aty është nënshkruar edhe një peticion me anë të të cilët shprehet kundërshtimi për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas protestës së qytetarëve ka takuar përfaqësuesit e komunitetit rreth projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh dhe nga Ministria e linjës ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë dhe të gjithanshme për shkallën e ndikimit të këtij projekti në mjedis.
Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka dërguar një letër ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili ka kundërshtuar që hidrocentralet të ndërtohen në rrjedhën e Lumbardhit. /Telegrafi/