Site icon Telegrafi

Kuvendi Komunal në Prishtinë shkarkon kryesuesin Fehmi Kupina

Asamblistët e Kuvendit Komunal në Prishtinë e kanë shkarkuar Fehmi Kupinën nga pozita e kryesuesit.

Vendimi u mor në mbledhjen e Kuvendit Komunal të martën, përmes votimit të fshehtë.

Për shkarkimin e Kupinës votuan 27 këshilltarë komunalë, një votoi kundër ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Lexo po ashtu Pritet shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës

Fehmi Kupina nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur tri javë më parë ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, duke u deklaruar si kryesues i pavarur. /Telegrafi/

Exit mobile version