Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut sot ka votuar për hapjen e rrugës “Ali Zeneli”.
Kështu ka njoftuar nënkryetari i kësaj komune, Arian Tahiri, shkruan Telegrafi.
Tahiri ka thënë se hapja e kësaj rruge është një hap i rëndësishëm për qytetin e Mitrovicës dhe banorët e asaj lagjeje.
“Vendosmëria jonë për hapjen e rrugës “Ali Zeneli” u shpërblye dhe është tregues i qasjes tonë për çdo problematikë”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë tutje se janë të vendosur për t’i zgjidhur edhe shumë probleme tjera në Mitrovicë. /Telegrafi/