Në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë qytetarë të shumtë po bëjnë homazhe para arkivolit me trupin e pajetë të ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi.
Homazhe ka bërë edhe kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë Avni Kastrati me bashkëpunëtorë si dhe qytetarë të shumtë.
Rexhepi do të varroset në orën 16 e 30 në Shipol të Mitrovicës me ceremoni shtetërore.