Kuvendi komunal i Kamenicës ka përjashtuar nga posti i kryesuesit Bajram Mavriqin e Vetëvendosjes.
Kjo ka ndodhur pas një debati që filloi në orën 9 të mëngjesit.
Seanca e jashtëzakonshme e mbajtur është thirrur nga PSD, e cila udhëheq me komunën, dhe disa këshilltarë nga AAK, AKR, NISMA dhe disa të tjerë.
Ndërsa, Mavriqi ka reaguar duke thënë se kërkesa për shkarkimin e tij nuk ka bazë ligjore.