Site icon Telegrafi

Kuvendi kërkon lirimin e Nehat Thaçit, nuk pezullohen bisedimet me Serbinë

Kuvendi i Kosovës me 51 vota për, 13 kundër dhe 8 abstenime miratoi Rezolutën e propozuar nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zema, përmes së cilës kërkohet lirimi i drejtorit rajonal të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Pro Rezolutës së Zemajt ishin deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Grupit 6+.

Ndërkohë, Rezoluta e propozuar nga deputeti Gëzim Kelmendi, me mbështetjen e partive opozitare nuk mori votat e nevojshme.

Këto janë pikat e draft-rezolutës së prezantuara nga deputeti Zemaj, përcjell Telegrafi:

  1. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaçit
  2. Bashkimi Evropian të ndërhyjë te Qeverisë e Serbisë për lirimin e Nehat Thaçit.
  3. Për rastin e arrestimit të Nehat Thaçit, lirimi i tij të bëhet përmes zyrë së Mogherinit përfaqësues i lartë i BE-së. (kjo ka dal edhe nga dy shkresat që iu janë dorëzuar zyrave tona ndërkombëtare që janë në Kosovë zyrës së BE-së dhe zyrës së EULEX-it nga ministritë e linjës që dje janë paraqit këtu).
  4. Qeveria e Republikës së Kosovës t’i bëjë me dije BE-së se veprimet e tilla të Serbisë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës po e rrezikojmë thellë përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në mes dy vendeve duke na detyruar në reciprocitet.
  5. Misioni i EULEX-it të deklarohet për rastin e Thaçit, njëherit kërkojmë angazhim të drejtpërdrejtë si mision me kompetenca të veçanta.
  6. Kërkojmë nga Interpoli që policia e Kosovës të bëhet pjesë e kësaj organizate, njëherit insistojmë që fletarrestet politike të shpallura nga Serbia largohen nga sistemi i tyre ligjor. /Telegrafi/

Exit mobile version