Site icon Telegrafi

Kuvendi votoi krijimin e komisionit për krimet serbe në Kosovë

Kuvendi i Kosovës ka votuar mocionin për formimin e Komisionit të veçantë për të dënuar krimin dhe gjenocidin serb në Kosovë.

Themelimin e këtij komisionin e kanë votuar të gjitha partitë politike dhe prej 68 deputetëve sa ishin prezent në seancë të gjithë votuan pro këtij komisioni.

Propozimin për komisionin për krijimin e një komisioni dhe rezolute për gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë e bëri deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

Lexo po ashtu Fillon seanca e Kuvendit, kërkohet rezolutë lidhur me gjenocidin e Serbisë në Kosovë

Grupet parlamentare propozuan anëtarët për këtë komision. Avdullah Hoti nga LDK-ja propozoi Armend Zemaj si përfaqësues të komisionit. Memli Krasniqi nga PDK-ja propozoi përfaqësues Mërgim Lushtaku. Albulena Haxhiu nga VV-ja propozoi përfaqësuesen Saranda Bogujevci. Teuta Haxhiu nga AAK-ja propozoi përfaqësues Muharrem Nitajn. Shqipe Pantina nga PSD-ja propozoi Aida Dërgutin. Albert Kinolli nga 6+ propozoi si përfaqësues Danush Ademi.

Propozuesi i këtij komisioni, Bilall Sherifi, tha se ky model është marrë nga Parlamenti Evropian në lidhje me rezolutën që e kanë miratuar për Srebrenicën. /Telegrafi/

Exit mobile version