Telegrafi

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës uron 5 vjetorin e Pavarësisë

“Me dëshirat më të sinqerta lutemi që Republika e Kosovës të konsolidohet edhe më tej në një shtet stabil e demokratik. Me një zhvillim të qëndrueshëm politik, ekonomik e të përkushtuar ndaj politikave sociale në vend. Një shtet që garanton sundimin e ligjit, që lufton me vendosmëri korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke ofruar barazi, siguri dhe liri për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në urimin e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicër, transmeton Albinfo.

“Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës beson thellë se populli i Kosovës dhe Qeveria nuk do të harrojnë kontributin e diasporës shqiptare për çlirimin dhe rindërtimin e vendit. Ata do të dinë t`i japin vendin e merituar diasporës shqiptare. Do të dinë të çmojnë miqtë e popullit shqiptar që i ndihmuan në kauzën e tyre kombëtare për liri dhe demokraci”, thuhet në urim. /Telegrafi/