Marrëveshja në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e kalimit kufitar në Prespë, javën e ardhshme do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë, deklaroj zv. ministrja për Punë të Jashtme e Greqisë, Sia Anagnostopoulou gjatë takimit në MPJ e Greqisë për hapjen e kalimit të ri kufitar, njofton AIM nga Athina.
Në takim përveç Anagnostopoulou, siç deklarojnë nga MPJ e Greqisë, morën pjesë edhe koordinatori për decentralizim të administratës të rajonit Epir-Maqedonia Perëndimore, Vasilis Mihalakis dhe kryetari i komunës së Prespës, Panajotis Pashalidis.
Zv. ministrja e MPJ-së greke gjatë takimit shprehu kënaqësinë për rëndësinë që tregon marrëveshja e Prespës për banorët lokal dhe u bëri thirrje organeve kompetente “që në mënyrën sa më të mirë të bëjnë atë që është e nevojshme për zbatimin e marrëveshjes për kalimin kufitar”.
“Siç është përcaktuar në marrëveshje, në afat prej 30 ditëve pas ratifikimit, do të formohet komiteti i përzier i ekspertëve për zbatimin e marrëveshjes, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, deklarojnë nga MPJ-ja greke./Telegrafi/