Telegrafi

Kuvendi i Gjakovës mban seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

Me iniciativën e grupit të asamblistëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mbështetur edhe nga grupet tjera politike, Kuvendi i Komunës së Gjakovës sot mban seancë të jashtëzakonshme për rastin e ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në fund të seancës, Kuvendi i Komunës së Gjakovës do të votojë një deklaratë të përbashkët kundër ndalimit të Haradinaj në Francë.