Telegrafi

Kuvendi Evropian kërkon nisjen e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën

Draft-rekomandimi i Kuvendit Evropian deri te vendet anëtare që e siguroi AIM, kërkon nga vendet anëtare që menjëherë t’i nisin bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të pranojnë pasojat negative nga anulimi i vendimit në tetor të vitit të kaluar.

Draft-rezoluta është shkruar nga Tonino Picula, raportuesi i Kuvendit Evropian për Samitin e BE-së në Zagreb që do të mbahet në maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo rezolutë është përgjigje e Kuvendit Evropian ndaj metodologjisë së re të Komisionit Evropian për nisjen e bisedimeve. Eurodeputetët nga Komisioni për Punë të Jashtme kërkojnë që metodologjia e re të çojë në anëtarësim në BE dhe të ketë kritere të qarta që të përmirësojë kredibilitetin e dëmtuar të unionit.

Sipas eurodeputetëve, Shkupi dhe Tirana duhet ‘menjëherë’ të nisin bisedimet, përkatësisht në Samitin e ardhshëm në mars./Telegrafi/