Site icon Telegrafi

Kuvendi emëron anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Me 63 vota për, 9 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar propozimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Pas shumë diskutimeve ku emërimi i këtij Këshilli u kundërshtua nga opozita në Kuvend, propozimi megjithatë u miratua.

Kryetari i Komisionit për Arsim, shkencë, Kulturë, Rini e Sport, Ardian Gola gjatë seancës ka premtuar publikisht se do ta monitorojnë këtë Këshill dhe të gjitha vendimet që marrin.

“Po bëj premtim publik që këtë këshill do ta kemi nën llupë dhe në vëzhgim konstant për ta monitoruar për çdo vendim që marrin”, tha Gola i LVV-së.

Anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë:

Hasnije Ilazi – Është doktore e Shkencave filozofike dhe vjen nga fusha “Edukimi, shkencat humane dhe artet”.

Gëzim Tosuni – Është doktor i Filozofisë dhe vjen nga fusha “Shkencat shoqërore, biznesi dhe drejtësia.

Krenare Pireva-Nuçi – Është doktore e Filozofisë në shkenca kompjuterike dhe vjen nga fusha “Shkencat e natyrës, matematika, kompjuterika dhe inxhinieria”.

Seb Bytyçi – Është doktor i shkencave në menaxhment dhe vjen nga fusha “Shkencat shoqërore, biznesi dhe drejtësia”.

Alison Felce – Është doktor i shkencave, me përvojë më shumë se 20 vjeçare në institucionet e arsimit të lartë dhe sigurimin e cilësisë në Mbretërinë Bashkuar. Aktualisht është i angazhuar në Agjencinë për sigurimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë në Mbretërinë Bashkuar.

Cassie L. Bernhardt – Është doktor shkence në edukimin e lartë, sjelljet organizative dhe menaxhment. Është profesor i asociuar në Universitetin e IOWA-s.

Werner J. Stueber: Është doktor shkence me fokus studimi në Pedagogji, sociologji dhe shkenca. Është ligjërues dhe profesor në një numër të madh të universitetesh. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version