Kuvendi e ka vendosur në krye të rendit të ditës në seancën e sotme pikën për debatin parlamentar lidhur me mosliberalizimin e vizave.
Mocioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për futjen e kësaj pike në krye të rendit të ditës u propozua nga shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri.
Të gjithë deputetët e pranishëm në sallë votuan pro.
Pikat e tjera të papërfunduara nga seancat e kaluara plenare:
Votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve;
Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021;
Shqyrtimi i raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2021;
Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës;
Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”;
Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit;
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022:
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për 2021. /Telegrafi/