Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur mëngjesin e sotëm, ka caktuar mbajtjen e dy seancave plenare, më 18 dhe 25 maj.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se do të ketë vazhdim të disa pikave të rendit të ditës, të mbetura nga seancat e mëhershme.
Në të njëjtën kohë do të ketë pika të reja të rendit të ditës, raporton KosovaPress.
Veseli tha se prioritet i Kuvendit për aprovim është ligji për Pastrimin e Parave dhe Financimin e Terrorizmit.
“Ende s’kemi në agjendë ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi për Demarkacionin. Ajo çfarë do të ndodh nuk do të vë në rrezik liberalizimin e vizave. Vendimmarrja do të jetë në interes të vendit”, ka thënë shkurt Veseli.
Foto: Arkiv