Deputetët e Kuvendit të Kosovës shqyrtuan në parim projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve, mirëpo në mungesë të kuorumit nuk arritën ta votojnë projektligjin në fjalë.
Ligji për mbrojtjen e fëmijëve garanton themelimin e Këshillit për mbrojtjen e tyre.
Ligji po ashtu parandalon diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të fëmijëve.
Grupet parlamentare të PDK-së dhe LDK-së përkrahen këtë projektligj, kurse grupi parlamentar i VV thotë se do të abstenojnë për ta votuar këtë ligj, pasi që ata vlerësojnë se ky ligj nuk është parandalues por dëshirues.
Deri tash Kosova nuk ka pasur ligj i cili rregullon të drejtën e fëmijëve.