Site icon Telegrafi

Kuvendi debaton rreth dialogut, pas kërkesës së PSD-së

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nis me kërkesën për mocion procedural, për t’u diskutuar dhe pastaj miratuar një rezolutë për dialogun në të cilën do të kërkohet që kompetencat për dialog t’i ketë Kuvendi dhe jo presidenti.

Pas një debati që ndodhi mes grupeve parlamentare, kryeparlamentari Kadri Veseli i ftoi në një takim të shkurtë shefat e Grupeve Parlamentare për tu dakorduar rreth kësaj çështje.

Menjëherë pas këtij takimi, Veseli bëri të ditur se debati për dialog do të jetë në seancën e re të Kuvendit e cila do të fillojë sot, menjëherë pas votimit të pikave të mbetura nga seancat e kaluara.

“Pasi të përfundojnë këto pika, jemi marr vesh që në seancën e re do të propozojë mocion procedural për dialogun Kosovë Serbi, kërkesë kjo e PSD-së”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version