Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot në seancën plenare do të debatojnë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Debati do të bëhet me kërkesë të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i mbështetur edhe nga 10 deputetë tjerë nënshkrues,
Kryetari i Komisionit për Siguri, Daut Haradinaj ditë më parë pati thënë se me pakon e Marti Ahtisarit, Kosova do të duhej ta kishte ushtrinë në vitin 2013.