Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.
Seanca fillon nga ora 10:00.
Në rendin e ditës është vetëm një pikë: Diskutim mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si “Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.
Ndryshe, sot kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka ftuar në takim të përbashkët Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për dialogun.
Takimi është i thirrur për sot në orën 10:00, orë e njëjtë kur Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e paraqitur nga Qeveria për dialogun me Serbinë.
Foto: Arkiv