Telegrafi

Kuvendi bullgar ka thirrur seancën për zhvillimet me Maqedoninë, Kovaçevski: Incidentet janë për tërhequr vëmendje

Hetimet do të tregojnë nëse Hristijan Pendikov është sulmuar në Ohër për shkak se është ndjerë si bullgar dhe policia do të japë përgjigje për detajet e ankesës së Hristijanit për tre kërcënimet para se të rrihej.

Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një intervistë për emisionin bullgar “BTV” lidhur me incidentin në Ohër.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e sheh incidentin si një provokim për të shkëputur vëmendjen nga e ardhmja evropiane e vendit.

Ai shtoi se asnjëherë nuk justifikon dhunën apo provokimin e çfarëdo lloji.

Në ndërkohë, për shkak të incidentit në Ohër, djegies së klubit bullgar në Manastir “Ivan Mihajllov” dhe sulmit në klubin e Ohrit “Car Boris III”, ambasadori bullgar në vend Angel Angelov është thirrur në Sofje për konsultimi.

MPJ bullgare thekson se qëllimi i konsultimeve është që të ndalet, siç thonë ata, trendi i rrezikshëm i rritjes së presionit ndaj qytetarëve të vendit që ndjejnë se janë bullgarë.

Kuvendi bullgar për nesër ka thirrur seancë të jashtëzakonshme, në të cilën, ndër të tjera, ministri teknik i Punëve të Jashtme, Nikollaj Milov, do të flasë për sulmet ndaj bullgarëve në Maqedoni./Telegrafi/