Site icon Telegrafi

Kuvendi aprovon në parim grupin e tetë të projektligjeve të pakos së Ahtisaarit

Projektligji për Gjykatën Kushtetuese, që u aprovua në parim, i hapë rrugë krijimit të një institucioni shumë të rëndësishëm, siç është Gjykata Kushtetuese. Kështu tha ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami.

Projektligje të një rëndësie të veçantë të cilat Kuvendi i miratoi në parim, u cilësuan edhe Projektligji për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës dhe ai për Shërbimin e Jashtëm konsullor të Misioneve Diplomatike.

Projektligje të tjera që derivojnë nga Pakoja e Ahtisaarit të cilat u aprovuan në parim janë; projektligji për Përbërjen e Përkohshme të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, Projektligji për të huajt dhe Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Shëndetësi.

Në seancë, nëpërmjet procesit të votimi, anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës u emëruan; Mehdi Geci, Bajram Ajeti, Bajram Zogiani dhe Bisera Spahiu.

Po ashtu Kuvendi emëroi Përparim Kabashin dhe Blerim Kocin anëtar të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ndërsa Filloreta Bytyqin, Sadie Nikshiqin, Agim Sopin dhe Ramë Bajraktarin emëroi anëtarë të Këshillit të Pavarur për Media. /rtv21/

Exit mobile version