Site icon Telegrafi

Kuvendi, 67 mijë euro për dreka zyrtare

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti vetëm për dreka zyrtare Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar hiç më pak se 67 mijë euro, derisa për akomodime të deputetëve të Kuvendit gjatë udhëtimeve jashtë vendit buxhetit të shtetit i kanë kushtuar 91 mijë e 187 euro.

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti 2 milionë e 39 mijë e 978 euro të buxhetit shtetëror janë shpenzuar për pagat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për pagat e administratës së Kuvendit janë shpenzuar 1 milion e 108 mijë e 767 euro e për stafin mbështetës politik 405 mijë e 360 euro.

Në raportin gjashtëmujor financiar të Kuvendit, të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, shihet se nuk është lënë anash as shtrimi i drekave zyrtare, për të cilën kategori janë shpenzuar 67 mijë e 424 euro. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version