Në Kuvend sot duhet të mbahen vazhdimet e seancës së 66-të dhe të 91-të.
Pika e vetme e pashqyrtuar e rendit të ditës së seancës së 66-të është Projektligji për ndryshimin e Ligjit për cilësinë e produkteve bujqësore, me procedurë të shkurtuar.
Në seancën e 91 janë edhe 12 pika të pashqyrtuara në mesin e të cilave katër ratifikime të marrëveshjeve, propozim-planet financiare të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime uji të RTVM-së për vitin 2023 si edhe interpelanca për punën e kryetares së Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, deputetja Maria Georgievska nga LSDM.
Në Kuvend sot seancë do të mbajë edhe Komisioni Ligjdhënës-juridik në rend dite të së cilit janë katër kërkesa për interpretimin autentik të ligjeve dhe Projektligji për akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë, me procedurë të shkurtuar.