Ministri alternativ i Mbrojtjes i Greqisë, Fotis Kouvelis ka deklaruar se kërkohet një marrëveshje ndërkombëtare që do të sjellë ndryshime të dispozitave kushtetuese që përmbajnë irredentizëm, si edhe përcaktim të emrit.
Në intervistën e tij për ERT, Kuvelis thotë se pozita e tij është e njohur, duke shtuar se duhet të zgjidhet çështja e tejzgjatur e emrit ndërmjet të dy shteteve.
I pyetur për qëndrimet e kundërta me ministrin Kamennos, ministri alternativ thotë se ai i ka qëndrimet e tija dhe ashtu do të mbetet./Telegrafi/