Marrëveshja e Presës është e rëndësishme dhe e volitshme për Greqinë dhe rajonin, dhe se do të fitojë shumicë votash në Kuvendin e Greqisë.
Kështu shprehet ministri grek për detin, Fotis Kuvelis, në intervsitën e tij për radion shtetërore greke, pëcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vlerësimi im, do të thoja dhe bindja ime është se Marrëveshja e Prespës, një marrëveshje posaçërisht e rëndësishme dhe e volitshme për Greqinë dhe rajonin më gjërë, do të votohet”, shprehet ai.
Kuvelis kërkon nga një deputet i ish-partisë së tij që të ketë qasje ndryshe nga të tjerët, që janë pjesë e Lëvizjes për ndryshime, dhe ta mbështetë këtë Marrëveshje./Telegrafi/