Kuvajti i ka bërë përsëri kërkesë Dubait për të liruar 496 milionë dollarë fonde të ngrira të mbajtura për më shumë se një vit. Këto fonde i përkasin Fondit Port, pjesë e një kapitali privat të Kuvajtit.
Fondet janë në qendër të një hetimi për pastrim parash, gjë e cila po i tensionon marrëdhëniet midis dy aleatëve të Gjirit. 496 milionë dollarë janë ngrirë në Bankën Noor të Shtetit të Dubait që nga fundi i vitit 2017, kur prokurori publik i Emiratit, në bashkëpunim me prokurorët e Kuvajtit, filluan hetimin për ligjshmërinë e transferimit të tyre në Dubai nga Filipinet.
Sipas Reuters, Prokurori i Përgjithshëm i Kuvajt i kërkoi homologut të tij në Dubai që ti lirojë fondet.
Fondi i Portit tha në një deklaratë se Prokurori i Përgjithshëm i Kuvajtit përsëriti kërkesën e tij për homologun e tij në Dubai “për të hequr zotërimin mbi fondet dhe për të mundësuar mbajtësin e llogarisë të transferojë dhe shpërndajë shumën e përmendur”.
Prokurorët e Kuvajtit kanë akuzuar dy drejtues të Fondit Port për shpërdorimin e fondeve që Autoriteti Portual i Kuvajtit dhe Institucioni Publik për Sigurimet Shoqërore kishin investuar në Fondin Port. Por drejtuesit e këtij fondi e mohojnë këtë. /Telegrafi/