Në Kuvajt janë zbuluar katër burime të reja të naftës, raportojnë mediat lokale.
Pavarësisht rënies së çmimit të një nga burimet më të mëdha të energjisë në botë, kompania shtetërore e naftës “Kuwait Oil Co” planifikon të shfrytëzoj potencialin e katër fushave të reja të zbuluara të naftës në vend.
“Shumë shpejt ne do të fillojmë me prodhimin”, tha drejtori i kompanisë, Hashim Hashim, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Kuna.
Bazuar në ekzaminimin fillestar, burimet e reja do të mund të përdoren për prodhimin e gazit dhe naftës së lëngshme.
Rezervat kanë “potencial të madh komercial”, theksohet më tej, duke mos dhënë më shumë detaje.
Sipas të dhënave të Zyrës së Informacionit mbi Energjinë në 2013 në Kuvajt çdo ditë janë prodhuar rreth 2,8 fuçi naftë. Deri më 2020 qeveria synon të rrisë prodhimin e përditshëm në katër milionë fuçi, ku do të bëhet prodhuesi më i madh në botë. /Telegrafi/