Punonjësi i paemëruar i një kompanie që kryen dërgesa të shpejta, është parë në Londër duke i hedhur në furgon pa kujdes, kutitë që kishin brenda telefona mobil.
Madje, ai rrinte ulur në një karrige që ishte bërë gati të dërgohet te klienti dhe kontrollonte nëpër gjërat që nuk i përkisnin atij, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon vetëm një moment të pakujdesisë, ndërsa thuhet se për një kohë të gjatë ka vepruar në këtë mënyrë.
“Kjo është arsyeja, që shumë gjëra vijnë në gjendje jo normale”, është një koment lidhur me rastin.
Në anën tjetër, kompania ka thënë se ai nuk punon më sepse e ka lëshuar punën. /Telegrafi/