Banorët e kryeqytetit të Farncës, janë shqetësuar nga kutitë e pazakonta të vendosura në rrugë, që u mundësojnë meshkujve të kryejnë nevojën.
Madje, sipër kabinave ka edhe lule, duke i bërë që të duken sa më miqësore me ambientin, ndërsa nuk mungon as shenja që e tregon një burrë duke urinuar, transmeton Telegrafi.
“Nuk do të kryeja nevojën aty edhe sikur do e lëshoja në pantallona, është e pazakontë të zhvishem në mes të rrugës”, ka thënë një kalimtar.
Në të njëjtën kohë, shumë prej atyre që e kanë kryer nevojën, kanë thënë se u shikuan vrazhdë nga të pranishmit dhe më nuk do ta bëjnë të njëjtën gjë.
Raportohet se këto kuti, janë vendosur nga një organizatë e lidhur me komunën e Parisit, pasi shumë njerëz, kryesisht vizitorë, po e kryejnë nevojën në rrugë si pasojë e mungesës së tualeteve adekuat. /Telegrafi/