Site icon Telegrafi

Kutia zhvillon platformën LORES+, e para për referimin e kredive për bizneset në Shqipëri

Së fundmi, në Shqipëri është lansuar platforma e cila u mundëson bizneseve aplikim të shpejtë për kredi me ofertat më të mira financiare nga 7 banka të ndryshme vendore.

Creative Business Solutions ideoi LORES+ si një sistem të hapur i cili do të lidhte të gjithë bizneset vendase me bankat dhe institucionet financiare.

LORES+ është një platformë e avancuar e aplikimit për kredi biznesi që ofron një përvojë të shpejtë dhe të thjeshtë për të gjitha bizneset dhe institucionet financiare. Me vetëm 90 sekonda për të plotësuar një pyetësor të shkurtër, biznesi paraqet aplikimin e tij dhe ai dërgohet automatikisht në bankën e zgjedhur.

Përmes algoritmit inteligjent të LORES+, bizneset klasifikohen dhe renditen në bazë të tipit të tyre dhe nevojave financiare, duke u ofruar atyre opsionet më të mira për financimin në çdo bankë apo institucion financiar në vend.

Lehtësia e aplikimit online dhe asistenca falas nga ekspertët e biznesit janë vetëm disa nga avantazhet e platformës. Ky sistem revolucionar ka bërë që të gjitha bizneset në Shqipëri tani të përfitojnë nga kjo mënyrë kaq e lehtë dhe efikase e aplikimit për kredi biznesi.

Inovacioni i kompanisë Kutia në zhvillimin e sistemit të parë të referimit të kredive në Shqipëri

Kompania Kutia, e bazuar në Prishtinë, tash e 10 vite zhvillon produkte të avancuara për klientët e saj në Amerikë, Suedi, Norvegji, Zvicër, Gjermani, Bullgari, Kosovë e Shqipëri.

Përmes ekspertizës së saj të pasur e të ndërtuar përmes suksesit të jashtëzakonshëm në zhvillimin e aplikacioneve FinTech dhe jo vetëm për partnerët ndërkombëtarë, ka arritur që të sjellë përparime të mëdha në lehtësimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve financiare për individët dhe bizneset.

“Jemi të lumtur që pas një pune shumë të madhe, me qindra projekte të suksesshme nëpër botë për kompani të suksesshme në shtete të zhvilluara, kemi arritur që ta konsolidojmë gjithë këtë përvojë me një ekip super të përgatitur, me teknologji të avancuar dhe zgjidhje koherente dhe të përshtatshme për nevojat e klientëve, duke e sjellë gjithë ekspertizën tonë në Shqipëri, ku së fundmi kemi zhvilluar platformën inovative LORES+, e cila shënon sistemin e parë të referimit të kredive në Shqipëri”, tha drejtori ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Kutia, Arianit Fazliu.

“Jemi të gatshëm që me produkte të tilla kaq të avancuara, të jemi në shërbim të bizneseve shqiptare që duan të rriten dhe të shënojnë majat e suksesit, përmes zgjidhjeve inovative teknologjike të cilat ne i ofrojmë dhe për të cilat kemi një ekip super të përgatitur jo vetëm për tregun tonë, por edhe për tregun ndërkombëtar”, shtoi ai.

Me zgjidhjet specifike në bazë të nevojave të çdo kërkese, Kutia po shtron një rrugë të re, duke ndërtuar aplikacione edhe më inovative për Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo tregon se angazhimi dhe përvoja e tyre është e drejtuar drejt rritjes dhe përmirësimit të tregjeve vendore.

Aplikacionet Fintech do të sjellin avantazhe të mëdha për individët dhe bizneset në këto vende, duke u mundësuar atyre qasje në shërbimet financiare më të avancuara dhe të personalizuara.

“Në aspektin teknik, kemi përdorur teknologjitë më të fundit dhe metodat e zhvillimit më të mira për të siguruar që platforma të jetë stabile, e sigurt dhe e përshtatshme për përdorim. Kemi përdorur teknologjinë React për front-end, Node.js për back-end dhe PostgreSQL për ruajtjen e të dhënave”, theksoi bashkëthemeluesi dhe shefi i teknologjisë në Kutia, Faton Selishta.

“Përveç zgjedhjes së teknologjive të përshtatshme, kemi përqendruar vëmendjen tonë në performancën e platformës. Duke përdorur metodat Agile dhe ndarjen e projektit në faza të vogla të zhvillimit, kemi siguruar që çdo element i platformës të jetë i përshtatshëm dhe i testuar me kujdes”, thekoi ai.

Përmes këtij angazhimi, Kutia vazhdon të ofrojë shërbime kualitative. Kjo përpjekje e vazhdueshme për inovacion dhe kualitet do të vazhdojë të ndikojë pozitivisht në tregun financiar dhe të sjellë përparime të mëdha për përdoruesit e saj duke u mundësuar bizneseve vendore depërtimin më të shpejtë në tregjet ndërkombëtare.

Të gjithë ata që janë të interesuar të mësojnë më shumë për kompaninë Kutia dhe shërbimeve që ajo ofron, mund ta vizitojnë web faqen e tyre: www.kutia.net.

Si dhe ata që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të aplikacioneve Fintech nga Kutia, mund të rezervojnë një takim konsultues përmes e-mail adresës: sales@kutia.net.

Exit mobile version