Site icon Telegrafi

Kutia postare nuk zbrazet për pesë vite

Banorët e Rzedzinyt në Poloni, nuk kishin arritur të kuptojnë pse letrat e tyre nuk kishin shkuar në vendet e destinuara dhe pse nuk i kishin pranuar letrat e dërguara nga të afërmit dhe miqtë e tyre.

Në momentin kur njëri nga banorët e fshatit, Stanislaë Shchusev, kishte provuar ta kuptonte arsyen, ai është befasuar kur ka kuptuar që kutia postare e fshatit nuk ishte zbrazur për pesë vite.

80-vjeçari Shchusev kishte zbuluar se jo vetëm që nuk janë dërguar letrat e tyre në vendet e destinuara, por postieri dembel as nuk e kishte shqetësuar veten që t’ua shpërndante banorëve letrat e ardhura në fshat, por në vend të kësaj ai i kishte hedhur në një depo në zyrën e postës. /Telegrafi/

Exit mobile version