Ashton Kutcher është bërë shënjestër e kritikave të vazhdueshme nga fansat në javët e fundit.
Para disa ditësh ai dhe bashkëshortja e tij, Mila Kunis, publikuan një video duke kërkuar falje për mbështetjen që i kishin bërë një shoku që ishte në gjykatë për përdhunim, ndërsa sot (e martë) në internet u shfaq një video e vjetër, në të cilën aktori kishte bërë komente ofenduese për koleget e tij.
Kutcher dikur kishte emisionin e tij ku komentonte ngjarjet sociale. Në një episod të “Punk’d” që u regjistrua njëzet vite më parë, ai kishte bërë një koment të papërshtatshëm për kolegen Hilary Duff dhe binjaket Olsen.
Ashton Kutcher talking about Hilary Duff when she was only 15. 😒 pic.twitter.com/JkEntAa9qB
— AskAubry 🦝 (@ask_aubry) September 10, 2023
“Edhe ajo është një nga vajzat që të gjithë presim të mbushë 18 vjet. Së bashku me binjaket Olsen”, kishte thënë Kutcher në vitin 2003, kur Duff ishte vetëm 15 vjeçare, ndërsa Mary-Kate dhe Ashley Olsen ishin 17 vjeçare.
Aktori ka marrë reagime të shumta në lidhje me këto komente, të cilat fansat i kanë etiketuar si “të neveritshme” dhe “acaruese”. Videoja e dy dekadave më parë tani është bërë virale. /Telegrafi/