Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë bërë sërish prindër.
Aktorja 33-vjeçare ka lindur djalë, raporton “The Sun”, ndërsa emri i të sapolindurit nuk është bërë i ditur.
Kujtojmë se Kunis dhe aktori 38-vjeçar tashmë kanë vajzën dy-vjeçare Wyatt.
Ndryshe, Kutcher është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat do të jenë para fansave gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/