Hetimet policore rreth dronëve që shkaktuan shumë tollovi në aeroportin Gatwick të Anglisë, janë mbyllur pa asnjë të arrestuar, megjithëse u shpenzuan rreth 900 mijë euro.
Shkaku i bllokadës si pasojë e së cilës u shtynë mbi njëmijë fluturime, që i dëmtuan më se 140 mijë udhëtarë, janë ndaluar dy persona, të cilët u liruan shumë shpejtë, transmeton Telegrafi.
“Mungesë të linjave reale të hetimit” thuhet në mbylljen e hetimeve, që janë realizuar me dëshmitarë në 1,200 shtëpi dhe u shqyrtuan raportet e 222 dëshmitarëve. Pasi që ky aksident nuk mendohet të ketë qenë më bazë terroriste, nuk është bërë ndonjë arrest tjetër dhe u ndaluan hetimet.
Në dhjetorin e vitit të kaluar, mbi aeroportin e Gatwick kanë fluturuar dy dronë, të komanduara nga dikush me “njohuri të hollësishme”, duke bërë që aeroporti të mbyllet për 30 orë, thuhet në raportin policor.
Dronët i kishin raportuar 129 herë në polici, derisa 109 nga raportuesit ishin njerëz që konsiderohen shumë të besueshëm. /Telegrafi/