Mesfushori Kushtrim Shabani ka vazhduar kontratën më Llapin edhe për dy vite tjera.
Njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Tahir Batatinës, do të vazhdojë të luajë në ‘Zahir Pajaziti” ka njofuar klubi që fitoi Kupën e Kosovës për të dytin edicion me radhë.
“Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për 2 vite tjera me mesfushorin defanziv, Kushtrim Shabani”.
“Shabani, tash e dy edicione radhazi pjesë e klubit, si dhe pjesë e klubit edhe nga viti 2014-2019, ka qenë lider i pa diskutueshëm i ekipit duke dhënë kontribut të çmueshëm në arritjen e sukseseve, duke arritur të fitojmë 2 herë Kupën e Kosovës dhe 1 herë Superkupën”.
“Tashmë kur ekipi gjendet në procesin e përgatitjeve për ndeshjet e Evropës, rinovimi i kontratës me Kushtrim Shabanin edhe për dy edicionet e radhës, është më se i mirëseardhur!”.
“25 vjeçari me Llapin në total ka zhvilluar 155 ndeshje, përfshirë ndeshjet në Superligë, Kupë, Superkupë dhe Evropë, duke arritur të realizoj 9 gola e 7 asistime në 11.306′ minuta të luajtura”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/